29 Prill 2024

FSK marshon në Holandë

Prishtinë, 15 korrik - Tetëmbëdhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të marrin pjesë në marshimin tradicional, që mbahet në qytetin Nijmegen të Holandës. Njësiti u nis sot për në Holandë, ndërkaq marshimi do të zgjatë katër ditë dhe çdo ditë do të marshohet nga 40 kilometra.

Objektiv i Forcës së Sigurisë së Kosovës është rrugëtimi i saj drejtë NATO-s dhe këtë rrugëtim FSK-ja po e bënë me hapa të sigurt. Kështu tha komandanti i FSK-së gjenerallejtnat Kadri Kastrati me rastin e nisjes së njësitit të FSK-së, për Holandë, ku do të marrin pjesë në marshimin tradicional në Holandë.

“FSK dita ditës po tregon që është e gatshme të merr pjesë, krahas të gjitha ushtrive të rajonit dhe shteteve të NATO-s, në misione humanitare dhe paqeruajtëse. FSK është duke u avancuar në ngritjen e profesionalizmit e logjistikës dhe këtë po e tregon me pjesëmarrjen e saj në shumë operacione”, tha Kastrati.

Para nisjes për në Holandë, Kastrati kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së që të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë gjatë marshimit.

“Njësitet dhe pjesëtarët tanë të jenë eksportues të sigurisë e jo vetëm konsumatorë të sigurisë ashtu siç kemi qenë deri më tani. Unë ju porosis që ta jepni maksimumin e juaj, ta tregoni përformancën individuale dhe kolektive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atje të jeni më të mirët”, tha Kastrati.


Në edicionin e 96-të tw këtij marshi të gjatë dhe me karakter ndërkombëtarë, pritet të marrin pjesë mbi 5 mijë ushtarë nga shtete të ndryshme të botës. Kjo është hera e dytë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në këtë marshim 4 ditorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)