FSK marshon në Holandë
Prishtinë, 15 korrik - Një njësit i specializuar i FSK-së, nga data 17 deri më 23 korrik, në përbërje prej 10 ushtarëve dhe një eprori, do të marrë pjesë në një marshim që do të mbahet në qytetin Nijmegen të Holandës.
Ky është edicioni i 95-të i këtij marshi të gjatë 40 km dhe ai ka karakter ndërkombëtar.
Në këtë marshim do të marrin pjesë mbi 5 mijë ushtarë, përfaqësues të shumë shteteve të ndryshme.
Ushtarët do të marshojnë çdo ditë nga 40 km, për katër ditë me radhë. Më të mirët do të nderohen me medalje