FSK ligjëratë në shkolla për vetëdijesim për rrezikun nga minat
Prishtinë, 21 janar - Zëvendësministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK-së), Muhamet Latifi vizitoi të martën me 21 janar 2014, nxënësit e shkollës fillorë Ganimete Tërbeshi, në Llukarë, të Prishtinës gjatë njëligjëratë për rrezikun nga minat dhe mjetet e pashpërthyera që po e ligjërojnë pjesëtarët e Kompanisë së deminimit të FSK-së.
Zëvendësministri i MFSK-së Latifi u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me vizitën qe i bëri nxënësve të kësaj shkolle dhe njeherit shprehi gatishmërinë e FSK-së për bashkëpunim të mëtutjeshëm për çdo gjë qëështë në të mirë të qytetarëve e në këtë rast të fëmijëve.
Kam ardhur këtu të ju vizitojë më shumë dëshirë në emër të ministrit të FSK-së dhe gjeneralëve tanë dhe dua tua rikujtoj se këto ligjërata që po i ligjërojnë pjesëtarët e FSK-së janë shumë të rëndësishme dhe shpresoj se do të jenë të efektshme për ju për tu informuar më gjerësisht për rrezikun nga minat dhe mjetet e pashpërthyera dhe këto njohuri që ju i merrni nga FSK-ja duhet tua shpjegoni edhe fëmijëve tjerë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh Latfi.
Edhe drejtori i shkollës fillore GanimeteTërbeshi, Ilir Krasniqi bashkëpunimin me FSK-në e cilësoi si shumë të mirë dhe u shpreh shumë falënderues për pjesëtarët e FSK-së që po ligjërojnë për këtë temë kaq me rëndësi dhe i kënaqur me njohuritë e nxënëse për mjetet e rrezikshme dhe të pashpërthyera të cilat i kanë fituar nga pjesëtarët e deminimit të FSK-së.
Ndërsa rreshteri i FSK-së Afrim Qusaj tha se çdo vit po rriten njohuritë e fëmijëve sa i përket rrezikut nga minat dhe mjetet e pashpërthyera. Ai tha se tashmë fëmijët janë në gjendje ti din ngjyrat, format, dhe procedurat se çka duhet mëndërmarr pasi ta shohin një mjetë të rrezikshëm.
Shumica e nxënësve pas këtyre ligjëratave aftësohen jashtëzakonisht shumë për vetëdijesimin ndaj mjeteve të pashpërthyera, madje ka pas raste kur ata na kanë informuar neve se kanë hasur në këto mjete dhe më pas na kanë treguar se kanë qenë ligjëratat tona që i kanë informuar ata për këto njohuri përfundoi rreshteri Qusaj.
Kompania e deminimit të FSK-së, ligjëratat për vetëdijesimin nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, i ka filluar në muajin dhjetor, (sezoni dimëror), ku poi mbanë në shumë shkolla fillore të mesme, në Kosovë.