09 Maj 2024

FSK ka arritur objektivat

Prishtinë, 5 maj - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti në takim në Ministri, Komandantin e Komponentës Tokësore pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Suedisë, gjeneral brigade Stefan Andersson me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, komandant Kastrati e njoftoj gjeneralin suedez mbi zhvillimet në FSK, të arriturat, profesionalizimin, operacionet, stervitjet si edhe një varg temash të rëndësishme rreth realizimit të objektivave si dhe planeve për të ardhmen.


 Në fjalën e tij gjeneral Kastrati u fokusua në bashkëpunimin me Forcat e Armatosura(FA), të Suedisë, me ç’rast e falenderoj gjeneralin Anderson dhe shtetin e Suedisë për gatishmërinë për mbështetje dhe përkrahje që Forcat e Armatosura i kanë dhënë FSK-së dhe Kosovës në disa projekte të rëndësishme, duke vequar bashkëpunimin rreth deminimit të një lokacioni në parkun “Gërmia”.

Gjeneral Kastrati gjithashtu tha se FSK-ja dhe lidershipi i saj është jashtëzakonisht i interesuar që bashkëpunimi në mes FSK-së dhe FA të Suedisë të vazhdoj edhe më tutje.

Nga ana  tij, gjeneral brigade Stefan Andersson, Komandant i Komponentës Tokësore pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Suedisë, u shpreh se bashkëpunimi dhe miqësia ndërmjet FSK-së dhe FA të Suedisë është në nivelin më të lartë, dhe kjo është arritur falë kontakteve dhe projekteve të përbashkëta të dy institucioneve të të dyja shteteve, Suedisë dhe Kosovës.

Gjenerali Andersson gjithashtu shprehu gatishmerinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdoj edhe më tutje.

Në takimin e përbashkët morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së dhe Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral major Rrahman Rama, shefi i Departamentit për Bashkëpunim e Siguri, nënkolonel Hasan Hoxha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)