17 Janar 2025

FSK jep donacion humanitar për qytetarët në Graqanicë

Prishtinë, 4 janar - Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i dhuroi një donacion humanitar si batanije, jastëkë dhe mbulesa Kishës Ortodokse Serbe në Graqanicë, ndihmë për qytetarët e komunitetit jo shumicë të këtij vendbanimi.

Dorëzim pranimi i donacionit humanitar të FSK-së, u bë në ambientet e Manastirit Graqanica.

Në emër të FSK-së, donacionin humanitar e dorëzoi nënkolonel Afrim Veseli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me Agjencitë në kuadër të Departamentit për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa e pranoi prifti Sergjan Stankoviq, zyrtar i Manastirit.

Prifti Stankoviq, me këtë rast, falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ambasadën e SHBA-ve, si dhe KFOR-in amerikan, për ndihmën e ofruar për qytetarët e Graqanicës.

“Kjo ndihmë është e mirëpritur në këto kushte të vështira atmosferike dhe ekonomike. Prandaj falënderoj ambasadën e SHBA-ve, KFOR-in amerikan dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shtoi pos tjerash prifti Stankoviq.

 Ndërsa, nënkoloneli Afrim Veseli, tha se FSK-ja deri më tani ka kryer shumë projekte humanitare në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime feje dhe kombi. Ai premtoi se, FSK-ja edhe në të ardhmen, do të jetë së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, në ndihmën e tyre si dhe në realizimin e projekteve, qofshin ato humanitare dhe projekteve tjera e që janë në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu, nënkoloneli AfrimVeseli falënderoi edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, si dhe KFOR-in amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në, qofshin në dhënien e ndihmave humanitare dhe në realizimin e projekteve humanitare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)