12 Maj 2024

FSK-ja vazhdon operacionin e kërkimit të fëmijës në Lumbardh

Prishtinë, 1 maj Njësia e Task Forcës së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozotin, ka pesë ditë, që janë angazhuar në operacionin për gjetjen e një fëmije të humbur në lumin Lumbardh (Bistrica), në Pejë.

“Me të marr urdhërin e intervenimit nga Komandanti i FSK-së, gjeneralejtënant Kadri Kastrati, Njësiti i Task-Forcës së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, më 27 prill, ora 15.30, ka dalë menjëherë në vendin e incidentit, ku e kemi bërë vlerësimin e terrenit, i kemi grumbulluar të gjitha informatat e nevojshme rreth incidentit nga Policia e Kosovës, Drejtoria Civile dhe Zjarrfikësit si dhe nga civilët”, na thotë në fillim të bisedës telefonike komandanti i incidentit, toger Agron Murati.

Sipas përshkrimit të terrenit dhe vlerësimit të situatës, i kemi caktuar detyrat dhe kemi filluar operacion e kërkimit-shpëtimit të fëmijës, vazhdon toger Murati.
Për katër ditë, njësia e Task Forcës së Kërkim Shpëtimit ka intervenuar me 2 skuadra, me mbi 35 pjesëtarë dhe me automjete të nevojshme.

Njësia e Task Forcës (TF) së Kërkim-Shpëtimit ka filluar operacionin me angazhimin e dy skuadrave të kërkim-shpëtimit në ujëra. Skuadra e parë ka bërë kërkime rreth brigjeve të lumit, ndërsa skuadra e dytë ka bërë kërkimin në lumë.

“Për shkak të terrenit të vështirë dhe rreshjeve të vazhdueshme, rritjes së nivelit të ujit të lumit Lumbardh dhe bartjes së mbeturinave të shumta të ujit, na e kanë vështrësuar shumë punën, por pjesëtarët e KSH-së, nuk janë ndal për as një moment, në gjetjen e fëmijës së humbur”.
Pas 750 metrave njësiti i KSH-së, ka gjetë bicikletën e fëmijes, që është një dëshmi, se fëmija mundet të kertë rënë në lumë.

Sipas komandantit të incidentit, toger Muratit, njësiti i KSH-së, ka pasur një bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës, me drejtorinë e Emergjencave të Komunës së Pejës, zjarrëfikësit, dhe qytetarët si dhe KFOR-in Italian.

Në ditën e  tretë, dy skuadrat e TF kanë kërkuar përgjatë lumit, deri në  5 km, deri në lokacionin mes Loxhës dhe Qyshkut, si dhe ekipi tjetër ka kërkuar përgjatë brigjeve të lumit, deri te Ura e Tranzitit.

Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme pjesëtarët e TF-së së kërkim-shpëtimit e kanë kryer operacionin pa probleme dhe me profesionalizem të lartë.
Ndërsa, sot në ditën e pestë të operacionit të Njësisië së Kërkim-Shpëtimit, komandant i incidentit, ishte togeri Luan Seferaj, i cili, na njofton për operacionin.

“kemi filluar kërkimin me kohë, sot është dita e pesë, edhe ne jemi shumë të merakosur për gjetjen sa më shpejtë të trupit të fëmijës, por mungesa e rrjetave adekuate po na e vështërësonë shumë punën, si dhe rreshjet e vazhdueshme të shiut. Ne po e kryejmë punën me përgjegjësi dhe nga vendi i aksidentit kemi hulumtuar mbi 20 km, shtratit të lumit. Në vendin e ashtuqujtur Gllavicicë kemi vendosur një barikadë dhe për momentin jemi duke e vazhduar kërkimin e fëmijës, këtu. Të gjithë pjesëtarët e kërkim-shpëtimit me përgjegjësi të lartë po e kryejnë detyrat.

Në fund, toger Seferaj, thotë: “edhe përkundër mendimit të KFOR-it Italian, se trupi i fëmijës do të gjenedet në Gllavicicë, ne hulumtuam terrenin, përmes zhytjeve të thella edhe me kamera, por nuk e gjetëm trupin e fëmijës”. Togeri Seferaj tha, se do ta vazhdojmë operacionin e kërkimit edhe në ditët e ardhshme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)