FSK-ja përuron Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim
Prishtinë, 28 shtator - Sot në Kazermen "Evropianët e rinj" në Pomozatin të Fushë Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës përuron Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues diplomatik, atashe ushtarak dhe të ftuar të tjerë të fushës së emergjencave.
Qendra e Trajnimit për Kërkim Shpëtim, është qendër që do të shërbejë për trajnimin e njësive të kërkim shpëtimit të FSK-së në situata emergjente.
Nga FSK synohet që në këtë qendër të trajnohen edhe pjesëtarët e agjencive emergjente të Kosovës dhe atyre të rajonit.