03 Maj 2024

FSK-ja parakalon në gjashtë vjetorin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt - Në përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së  Kosovës, 17.02.2014, në sheshin “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, parakaluan kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

 Në këtë manifestim, kryeministri  Thaçi tha se është parada e fundit ku ne e shohim parakalimin e FSK-së, me këtë emër, dhe se na ndan një kohë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Forcat e Armatosura të cilat do të kenë mandat të ri dhe do të kenë kapacitete mbrojtëse. Ato do të jenë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shtoi kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi.

Kurse Presidentja Jahjaga tha se, në këtë gjashtë vjetor të Pavarësisë duhet të dëshmojmë se po ruajmë vlerat e gjeneratave të tëra që u sakrifikuan, për të shtuar se Kosova ka shkuar të tashmen me paqe me ndihmën e miqve ndërkombëtar. 17 shkurti shënon historinë e pakthyeshme dhe pamohueshme të shtetit të Kosovës, tha Jahjaga, për të shtuar se periudha e hasmërive në Ballkan ka kaluar dhe tani është koha e integrimit në strukturat evropiane.

Në fund, presidentja e Kosovës vlerësoi se pavarësia e Kosovës është garantuese e pagës, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.
Po ashtu sukseset e FSK-së, i elaboroi edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Tracey Jacobson e cila përmes mesazhit të Presidentit të SHBA-së Barak Obama, tha se: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën drejt integrimeve euroatlantike dhe të ardhmes më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës, ndërsa për FSK-në, tha se ka arritur suksesin më të madh, plotësimin e Kapaciteteve të Plota Operacionale.  


Ndërkaq, kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, në fjalën e tij,  tha se të gjithë ndihemi krenar që Forca e Sigurisë së Kosovës është storje e suksesshme. Duke elaboruar proceset e gjertanishme , Thaçi ka shtuar se është koha të vazhdohet me tutje me një kapitull të ri, të merren përgjegjësi të plota për shtetin tonë edhe në lëmin e sigurisë.

Kjo është parada e fundit ku ne e shohim parakalimin e FSK-së, me këtë emër u shpreh kryeministri Thaçi, për të shtuar, “se na ndan një kohë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Forcat e Armatosura do të kenë mandat të ri, do të kenë kapacitete mbrojtëse. Forcat e armatosura do të jenë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shtoi në fund kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi. 


Në Manifestimin qendror morën pjesë; presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeparlamentari  Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjenerali Timothy Orr, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Saldatore Farina, ministra dhe zëvendëskryeministra, ambasadorët dhe atashetë e akredituar në Kosovë,  deputet dhe qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)