FSK-ja nuk shuhet
Prishtinë, 20 dhjetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka reaguar ndaj pretendimeve të Serbisë për të krijuar platforma për Kosovën. Serbia duhet të hartojë platforma për integrim në BE e jo të merret me punët që nuk i takojnë. Serbisë nuk i takon fare të dijë se si rregullohet shteti ynë. Kosova është shtet, e ka Kushtetutën dhe ligjet.
Sa i përket FSK-së, është vijë e kuqe, madje shumë e trashë. FSK-ja është duke shkuar drejt evoluimit dhe po më vjen keq për të folur për gjëra të tilla, si shuarja e FSK-së. Kështu që, Serbisë mund ti them se FSK-ja është në ngritje dhe në transformim e sipër, ka thënë Çeku.
Në këtë intervistë Çeku ka folur edhe për koalicionin e mundshëm PDK - AAK.
Qeveria është stabile dhe e fuqishme, por hyrja e AAK-së do ta fuqizonte edhe më shumë. Po ashtu, do ta fuqizonte edhe Parlamentin si dhe do të ndikonte pozitivisht në stabilitetin e brendshëm politik në Kosovë, ka thënë Çeku