FSK-ja në kërkim të trupit të personit të zhytur në lum
Prishtinë, 28 qershor - Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga dita e djeshme, janë angazhuar dhe po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen e trupit të personit (S.G), i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.
\"Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të Kërkim -Shpëtimit (zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim\", thuhet në një komunikatë të FSK-së.
Bëhet e ditur se kërkimet ishin nderprerë mbrëmë në orët e mbremjes dhe kanë filluar sot në mengjes përseri për të vazhduar më tutje deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndoshet në thellësitë e lumit.