FSK-ja në Joint Reaction 2013
Tiranë, 5 qershor - FSK-ja doli e suksesshme në stërvitjet e përbashkëta të ushtrive të vendeve të rajonit në ushtrimin Joint Reaction 2013 në Republikën e Shqipërisë
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfundoi me sukses stërvitjet e përbashkëta të ushtrimit të koduar Joint Reaction 2013me vendet e rajonit të cilat u mbajtën sot, në Komandën e Forcave Tokësore, në Zall-Herr të Republikës së Shqipërisë. Ushtrim Joint Reaction 2013 që ka filluar me 2 qershor dhe do të përfundoi me 7 qershor , në stërvitje, përveç FSK-së po marrin pjesë edhe forcat ushtarake nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi .
Për të përcjellë ushtrimin Joint Reaction 2013, morën pjesë, gjeneralbrigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë të Operacionev në MFSK, komandant i BMO-së, kolonel Ilaz Dërguti, komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri, zv. shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, gjeneralmajor Viktor Berdo, komandanti i Forcës Tokësore të Shqipërisë gjeneralmajor Zyber Dushku, si dhe përfaqësues të ushtrive pjesëmarrëse, atashe ushtarak si dhe përfaqësues të NATO-s, etj.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë të Operacioneve, të Ministrisë së FSK-së, gjeneralbrigade Zymer Halimi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtrimin Reagimi i përbashkët 2013, po merr pjesë me një tog të kërkim-shpëtimit dhe me oficerë të tjerë, të cilët janë të angazhuar në Task Forcën e përbashkët në nivel batalioni dhe në nivel kompanie.
Togu i Task Forcës, së FSK-së, me profesionalizëm, veproi në terrenin e rrëpirë të maleve të Bovillës, për kërkimin-shpëtimin e pasagjerëve, ku sipas skenarit rrëzohet një aeroplan, me 30 dhjetë pasagjerë në bord.
Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme për ne, tha gjeneral Halimi, për arsye se realizohen të gjitha procedurat standarde operative që praktikohen nga shtetet anëtare të NATO-s, andaj edhe trupat tona janë në këtë ushtrim dhe janë duke i praktikuar të gjitha këto procedura. e patë edhe ju gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët tanë, ishin të barabartë me ushtritë, për rreth që i kemi si; Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria
Ndërsa, drejtori i Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kolonel Edison Zarka, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar një nga stërvitjet më të mira që kemi zhvilluar këtë vit. Sapo pamë një nga skenarët e përgatitura për këtë stërvitje Joint Reaction 2013 e cila ishte një stërvitje në kuadrin e vendeve të A-5, që janë të përfshira në rajonin tonë.
Ai shtoi, se ishte një demonstrim i trupave në teren, në nivel kompanie, por duhet të them se kjo stërvitje ishte një harmonizim i mirë i Qendrës së Simulimit që kemi në Komandën e Doktrinës dhe elementet që i kemi në forcat tona. \"Synimi kryesor i stërvitjes ka qenë të rrisim ndërveprimin e forcave tona, të kemi procedura standarde të punës, bazuar n
ë standardet e NATO-s dhe të vijojmë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera të sigurisë, për të mirën e rajonit dhe më gjerë përfundoi Zarka.
Ushtrimi Joint Reaction 2013 do të vazhdojë aktivitetin deri më 7 qershor.