22 Dhjetor 2024

FSK-ja në 2012 do të bëhet ushtri e Kosovës

Prishtinë, 8 shtator - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fehmi Mujota, deklaroi të mërkurën se Forca e Sigurisë e Kosovës do të quhet Ushtria e Kosovës pas vitit 2012.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së.

Mujota tha se pas vitit 2012 në bashkëpunim me Brukselin do të vendoset për të ardhmen e kësaj force. Ai tha se si përfaqësues politik i FSK-së, ka marrë sinjale pozitive nga atje se e ardhmja e FSK-së do të jetë përmbushja e pritjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Ndërsa ka bërë të ditur se FSK-ja e plotë dhe operacionale do të jetë gjatë vitit 2012. Sipas tij, këto kapacitete kjo forcë ka gjasa t’i arrijë para afatit.

Ndërkaq, Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, është ndarë i kënaqur me të arriturat dhe progresin që ka arritur FSK-ja. Kryetari i komisionit, Berim Ramosaj, duke lavdëruar punën e MFSK-së ka potencuar se shqetësimi kryesor për këtë forcë mbetet se cili do të jetë misioni i saj në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)