18 Janar 2025

FSK-ja më e besueshmja për qytetarët e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 prill - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) me temën:  “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: nëntor 2015 - mars 2016”.

Rritjen më të madhe të besueshmërisë, nga të gjithë udhëheqësit në sektorin e sigurisë e ka shënuar Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli me 0.14. Pra ministri Demolli sipas ,,KIPRED’’, dhe rezultateve të opserverit ka besueshmëri në shkallë 3.00 për qind, përderisa vitin e kaluar, pra gjatë vitit 2015, kjo besueshmëri ishte në shkallë 2.86 .

,,KIPRED’’ në paraqitjen e numrit të tretë të vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës,  ka kumtuar se në bazë të analizës së rezultateve të hulumtimit ka dale se FSK-ja prin me besueshmërinë nga ana e qytetarëve me 3.69 për qind, të të gjithë të anketuarve në gjithë Kosovën.


Krahasuar me të dhënat e hulumtimit të realizuar në hulumtimin paraprak, në nëntor 2015, del që shkalla e besueshmërisë është rritur nga 3.58 në 3. 69 për qind, pra rritje është shënuar për 0.11 për qind.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër intitucionet më të besueshme në vend  siaps të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve në pesë vitet e kaluara, dhe len pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)