FSK-ja ka angzhuar Njësinë e Kërkimit Shpetimit
Mitrovicë, 23 tetor - Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), ka angazhuar Njësinë e Kërkim Shpetimit(KSh) të Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC), në operacion për kërkimin e personit që konsiderohet i zhdukur K.M (58 vjeçar), nga Kqiqi i Madh i Komunë së Mitrovicës.
Operacioni i kërkimit ka filluar nga ora 10:00 e datës 22 tetor 2013 dhe po vazhdon me 23 tetor 2013, në një lokacion të gjerë që përfshin fshatin Kqiq i Madh dhe fshatrat përreth tij.
Angazhimi i FSK-së në këtë operacion është bërë me vendim të zevendësministrit të FSK-së, Muhamet Latifi dhe urdhër të Komandantit, gjeneral lejtënant Kadri Kastrati pas kerkesës të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës.
Gjatë ditës së martë( 22 tetor), operacioni i kërkim-shpëtimin është përqendruar në dy lami; kërkim në ujëra dhe kërkim në male. Për shkakun që gjatë ditës së martë, dhe pas dhjetë orë kërkimi nuk ka rezultuar me gjetjen e personit që konsiderohet i zhdukur, kërkimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së merkurë, datë 23 tetor 2013.
Në fillim tëoperacionit, FSK-ja angazhoi 35 pjesëtarë të specializuar dhe të përgatitur për kërkim shpetim në ujëra dhe male. Ndersa me datë 23 tetor, FSK-ja ka angazhuar në operacion 27 pjesëtarë dhe kërkimet janë përqendruar në male, pra terene malore.
Operacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet njësisë së saj të specializuar do të vazhdoj kërkimet edhe gjatë ditës së merkurë në lokalitetin e fshtit Kqiq i Madh dhe fshatrave përreth.