13 Maj 2024

FSK-ja filloi operacionet e deminimit për vitin 2014

Prishtinë, 31 mars - Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deminimit(KD) e Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC),  ka filluar sot, operacionet e çminimit dhe pastrimit të fushëbetejave në pesë lokacione në gjith territorin e Kosovës, ku ende ka fusha të minuara dhe mbetje të mjeteve ekplozive nga betejat.

Kompania e Deminimit, sipas komandantatit të saj kapiten Sejdi Krasniqi, ka shperndarë në terren pesë ekipe punuese, dhe atë në Gorancë të Hanit të Elezit, ku filloi operacioni i deminimit humanitarë, me çrast do të bëhet çminimi i zonave të minuara, si dhe në katër lokacione tjera do të kryhet pastrimi i fushëbetejave(BAC). Lokacionet në të cilat ekipet e deminimit kanë filluar me pastrimin e fushbetejave janë: Ambientet e kazermës së FSK-së, në Ferizaj, Parku i Lirisë po ashtu në Ferizaj, Luzhnicë të komunës së Suharekës dhe Nivokaz të Komunës së Gjakovës.

FSK-ja, ka marrë të gjitha masat përgatitore për fillimin dhe zhvillimin sa më profesional të operacioneve të deminimit dhe se në bazë analizës së fazës përgatitore, operacionet e sivjetme të deminimit do të shkojnë mbarë dhe se do të arrihet të pastrohen sa më shumë lokacione të rrezikshme dhe se do të minimizohet rreziku nga minat për qytetarët e Kosovës.

Nga viti 2010, pra për tre vite, FSK-ja ka çminuar dhe pastruar nga minat 820 mijë e 428 metra katror siperfaqe si dhe ka demoluar dhe shkatërruar 10 mijë e 95 mina dhe mjete tjera eksplozive, të gjitha këto në kuadër të deminimit humanitar. Ndërsa Ekipet për Eleminimin e Mjeteve të Pashperthyera ( EOD), kanë pranuar 1 mijë e 167 thirrje për intervenim dhe në gjitha thirrjet është intervenuar dhe si rezultat janë demoluar dhe shkatërruar 1 mijë e 990 mina dhe mjete tjera eksplozive.

Gjatë fazës dimërore, Kompania e Deminimit ka qenë e angzhuar me ligjerata nëpër shkolla për vetëdijësimin e nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjetet e pashperthyera. Gjatë asaj peridhe FSK-ja me ekipet e saj ka arritur të vizitojë dhe të punojë me të rinjtë, tu shpjegojë atyre cilat janë minat dhe mjetet e pashperthyera dhe cili është rreziku që ato mund të shkaktojnë.

Përderisa deminimi fillon sezonen 2014, nga sot e deri në muajin nëntorë, Ekipet për Eleminimin e Mjeteve të Pashperthyera(EOD), kanë qenë aktiv gjatë gjith vitit, duke kujdestaruar 24 orë në ditë, për 7 ditë të javës. Gatishmeria e tyre për gjatë gjithë kohës është në misionin e tyre dhe vetëm gjatë muajt mars të këtij viti kanë intervenuar në shumë lokacione si; Mitrovicë, Ferizaj, Badovc, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)