FSK-ja e gatshme të ndihmoj në raste emergjente
Mitrovicë, 20 korrik - Komuna e Mitrovicës dhe Batalioni III për Reagim të Shpejtë i FSK-së që vepron në rajonin e Mitrovicës, do të bashkëpunojnë ngushtë në interes të qytetarëve.
Për këtë u dakorduan kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe komandanti i këtij batalioni, nënkolonel. Arsim Shaqiri, të cilët zhvilluan të premten një takim të përbashkët në ambientet e komunës.
Kryetari Kastrati, ka çmuar avancimin profesional të FSK-së dhe gatishmërinë e saj për të qenë në krye të obligimeve.
Rrita, zhvillimi dhe profesionalizimi i FSK-së paraqet një perspektivë të sigurt për vendin tonë.
Ai theksoi se komuna ka qenë dhe është e gatshme të vazhdoj dhe intensifikoj bashkëpunimin me FSK-në në të mirë të qytetarëve.
Në këtë kontekst, veçoi sidomos nevojën për mbështetje në raste emergjente nga FSK-ja që ka kapacitete dhe përvojë të duhur.
Ndërsa, komandanti i këtij batalioni, nënkolonel. Arsim Shaqiri, pasi falënderoi kryetarin për mbështetjen, foli për punën profesionale në zhvillimin e FSK-së.
Ai tha se është bërë një punë shumë e madhe në përgatitjen e kuadrove, të cilat paraqesin shtyllën më të fortë të kësaj trupe.
Ai konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për ndihmë komunës në raste emergjente.