16 Janar 2025

FSK, institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 27 mars - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), para mediave bëri shpalosjen e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri me  15 shkurt 2017,  për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.

Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë (5), FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli  është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.                                                                     

Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.

Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme  dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të  FSK-së. Ky rezultat është edhe pasojë e menaxhimit dhe drejtimit  shumë transparente të MFSK-së dhe FSK, në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual që kanë.                                                                              

Sigurisht se këto vlerësimet  të larta edhe më shumë e obligojnë FSK-në dhe MFSK-në, që edhe në të ardhmen të angazhohen  edhe më shumë në realizimin e objektivave të planifikuar dhe kryerjen e detyrave të përgjithshme, që dalin nga Plani i Veprimit Vjetor të Punës.

Në  takim, nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, morën pjesë, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Departamentit të Operacioneve dhe Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, si dhe deputet e përfaqësues të institucioneve tjera të sigurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)