FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Studime të Vushtrrisë
Vushtrri, 25 nëntor - Pas pesë ditësh kërkimi, sot në ora 09 të mëngjesit, në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë, njësia e FSK-së për Kërkim Shpetim në Male, ka arritur të gjejë trupin e pa jetë të personit të zhdukur me inicialet R.G(61), i cili i është dorëzuar Ekipit mjekësorë i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Nga data 20 nëntor, me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit general Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë dhe K9(qenë), të Kërkim Shpëtimit të FSK-së u angazhuan në operacionin e kerkimit për përsonin e zhdukur R.G., në Studime të Vushtrrisë.
Operacioni i kërkimit është udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit të FSK-së në bashkepunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë vullnetarë të fshatit Sudime me rrethinë.
Sot, pas përfundimit të operacionit në Studime të Vushtrrisë , pjesëtarët e FSK janë kthyer në kazermë për të vazhduar me aktivitetet e njësisë.