FSK gati të bëhet ushtri
Prishtinë, 18 shkurt - Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se FSK-ja për gjashtë vjet që nga themelimi i saj, dhe shtatë vjet të pavarësisë së Kosovës, ka arritur zhvillime të mëdha.
Në një intervistë për Radio Kosovën, ai ka deklaruar se kjo forcë me kohë rekorde ka përmbushur kërkesat dhe standardet e kërkuara nga NATO-ja, ndërkaq ngritja profesionale e saj cilësohet si arritje tjetër e veçantë.
Kastrati tha më tej se FSK-ja është e gatshme të bëhet ushtri e Kosovës.