FSK, Gardës e Ajovës dhe Ushtria Amerikane garojnë në vrapim
Prishtinë, 20 tetor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për garën në atletikë - krosin në vrapim të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe të Ushtrisë Amerikane për Evropë, i cili do të mbahet nesër.
Ceremonia fillestare mbahet në Sheshin "Skënderbeu" prej nga fillon edhe shtegu i vrapimit i cili vazhdon deri tek rreth rrotullimi afër shkollës së mesme të mjekësisë "Dr. Ali Sokoli" në Prishtinë.
Në garë do të jenë 300 ushtarak nga FSK, Garda e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë dhe se në fund do të shpallen rezultatet e krosit ,,Së bashku për paqe.
Gara sportive do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ushtrimit fushor ,,Shqiponja 5 të FSK-së i cili do të mbahet në fund të këtij muaji.