FSK filloi ligjëratat për përdorimin e mjeteve piroteknike
Prishtinë, 7 dhjetor - Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit(KD) të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës filluan sot ligjëratat për vetëdijesimin e përdorimit të mjeteve piroteknike para nxënësve të Gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë.
Përgjegjësi i ekipit të instruktorëve rreshter Afrim Qusaj nga Kompania e Deminimit u shpreh mjaft i kënaqur me interesimin e treguar gjatë këtyre ligjëratave Ligjëratat e tilla për vetëdijesimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, të mbajtura në një numër të madh të shkollave në Kosovë, kanë rezultuar me një efekt mjaft pozitiv ne vendin tonë, duke u bazuar në të dhënat dhe statistikat që bëhet fjalë për lëndimet e shkaktuara nga këto mjete, ku mundë të theksohet se nga viti në vit ka më pak raste të raportuara se sa vitet e kaluara dhe e gjithë kjo falë punës për vetëdijesimin e përdorimit të këtyre mjeteve .
Ndërsa Drejtori i Gjimnazit Sami Frashri drejtimi Shoqëroro Gjuhësor z. Ilmi Reçica falënderoi pjesëtarët e FSK-së për këtë iniciative mjaft të qëlluar Falënderoj pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për këtë ligjërate më se të nevojshme për të mirën e nxënësve tanë në menaxhimin e mjeteve piroteknike në këtë fund vit ku festat janë të njëpasnjëshme, gjithashtu shpresoj që këto informacione të fituara gjatë këtyre ligjëratave nxënësit tanë do i përcjellin edhe tek familjaret e tyre dhe tek nxënësit të cilët aktualisht nuk janë prezent.
Ky është viti i shtatë që Departamenti i Bashkëpunimit Civilo Ushtarak i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit planifikon këtë aktivitet për ti vetëdijesuar të rinjtë e vendit tonë për përdorimin e mjeteve të tilla në prag të festave të fund vitit.
Këto ligjërata të cilat kanë filluar sot do realizohen në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës dhe pritet të përfundojnë me përfundimin e gjysmë vjetorit të parë kur edhe fillojnë festat e fund vitit .