15 Janar 2025

FSK është partner i sigurt i NATO-s dhe e gatshme të transformohet në ushtri

Prishtinë, 21 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë të cilës, është pritur në takim nga ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Kryeparlamentari Veseli dhe ministri Berisha diskutua për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve që FSK-ja ka shënuar gjatë këtyre viteve, për transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe objektivat strategjikë që ajo ka para vetes gjatë vitit në vijim.

Kryetari i Kuvendit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni me reputacionin më të lartë në Republikën e Kosovës, falë vetë pjesëtarëve të saj. Ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për të marrë çdo vendim në interes të sovranitetit dhe të fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Veseli tha se vendimi për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës do të merret në koordinim me vendet partnere të NATO-s, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pjesëtarët e FSK-së janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ketë ë dëshmon më së miri suksesi i tyre në garat ndërkombëtare. FSK-ja është partner i sigurt i NATO-s dhe e ardhmja e saj do të jetë në NATO”, theksoi Veseli.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, nga ana e tij, vizitën e kryetarit të Kuvendit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë e konsideroi nder dhe respekt që i bëhet këtij institucioni, ndërsa e informoi atë për të arriturat e saj dhe procesin e transformimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)