15 Janar 2025

FSK e përgatitur dhe e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë

Prishtinë, 1 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Pas vizitës së suksesshme të Zëvendës-ndihmës Sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe Ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të cilët presidenti Thaçi bisedoi ditë më parë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai sot u informua nga gjenerallejtënant Rrahman Rama edhe për progresin e bërë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

Presidenti Thaçi vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është shembull i përfaqësimit shumetnik.

“FSK-ja ka arritur të bëhet një forcë profesionale, me standarde të NATO-s, e cila është shembull i përfaqësimit gjinor dhe etnik. Transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe mbi të gjitha, në të mirën e shtetit tonë të përbashkët”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se Forca e Sigurisë është e përgatitur dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë.

Në takimin e presidentit Thaçi me komandantin e FSK-së u vlerësuan edhe mesazhet e dhëna nga Zëvendës-ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe nga Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilët kishin shprehur përkushtimin e tyre për të krijuar një platformë të qëndrueshme, duke theksuar se çelësi i suksesit në transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura është bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)