FSK do të shkatërrojë një bombe të madhe në fshatin Qirez
Prishtinë, 20 nëntor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në fshatin Qirez të komunës së Skenderajt, është gjetur një bombë, me përmasa të mëdha në thellësi prej 3-4 metra në tokë.
Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë dy ekipe të Kompanisë së Deminimit (EOD), të FSK-së, të cilët kanë filluar punën e tyre, rreth nxjerrjes dhe përgatitjeve për shkatërrimin e saj.
Së bashku me ekipet e deminimit të FSK-së, janë edhe pjesëtarë (ekspert) të KFOR-it Amerikan dhe atij Zviceran, të cilët po ndihmojnë në aspektin teknik dhe me makineri të rëndë.