14 Maj 2024

FSK do të kryejë ushtrimin fushor “Shqiponja 1”

Prishtinë, 19 prill - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të kryejë ushtrimin fushor “Shqiponja 1” duke filluar nga data 20 deri më 30 prill 2012. Ushtrimi do të realizohet në rrethinën e Pejës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Ushtrimi është planifikuar si një Operacion i Reagimit ndaj Fatëkeqësive sipas skenarëve të ndryshëm gjatë të cilëve FSK-ja do të duhet të veprojë në mbështetje të popullatës në komunat e përmendura.

Të gjitha njësitë parashihet të kryejnë, ushtrojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në lidhje me misionin bazë, siç është Zjarrfikja, Deminimi apo Mbrojtja kundër materieve të rrezikshme dhe Kërkim - Shpëtimi.

Në këtë mënyrë, të gjitha kapacitetet veç e veç do të testohen sipas skenarit të veçantë të fatëkeqësisë. 

Plani i ushtrimit parasheh që FSK-ja të mbështesë komunat dhe autoritetet vendore në situatat e reagimit ndaj fatkeqësive, kur ato nuk kanë më mundësi të përballen me fatkeqësi me mjetet vetanake.

Ky ushtrim fushor është vazhdim i ushtrimit “Luani i Shkathët 4” i kryer në fund të shtatorit 2011. “Shqiponja 1” është planifikuar nga FSK-ja dhe do të kryhet nga FSK-ja me Komandën e Forcës Tokësore (KFT) si një staf kontrollues për vartësit e vet dhe njësitet në ushtrim sikurse janë Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Brigada për Mbështetje Operacionale.

Procesi i planfikimit të ushtrimit ka filluar në nëntor të vitit 2011. Në të njëjtën kohë ishte vendosur edhe për datën e ekzekutimit të ushtrimit.

KFOR-i ka asistuar gjatë gjithë procesit të planifikimit të ushtrimit dhe gjithashtu do të mbështesë vëzhguesit dhe kontrolluesit gjatë monitorimit dhe vlerësimit të ushtrimit. KFOR-i do të mbështesë edhe përgatitjen e raportit përfundimtar vlerësues.

Në lidhje me këtë, oficerët e NATO-së dhe KFOR-it do të jenë të angazhuar në mënyrë aktive gjatë tërë kohës sa do të zgjasë ushtrimi.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton popullatën se gjatë ushtrimit, nga data 20 deri 30 prill do të ketë lëvizje të kolonave të automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrugët lokale dhe rrugët magjistrale dhe gjtihashtu zhvendosje në rrethinat e komunave të lartëpërmendura. Me rastin e mbajtjes së këtij ushtrimi, FSK-ja siguron qytetarët se në asnjë mënyrë nuk do të shkaktojë ndonjë problem për pronat dhe lirinë e lëvizjes së tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)