05 Maj 2024

FSK do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve

Prishtinë, 31 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Kadri Kastratin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për të arriturat  në përmbushjen e planeve operacionale, për transformimin e FSK-së sipas standardeve të NATO-s dhe për synimet e FSK-së që të kryej detyra të specializuara dhe të marrë pjesë në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në botë.

FSK është institucioni më i besueshëm dhe është bërë shumë atraktiv dhe i dëshirueshëm për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë dhe të shërbejnë duke kontribuar në misionin  aq të respektueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve në aftësimin dhe profesionalizimin e saj, në përmbushjen e të gjitha detyrave duke ndërtuar të gjitha kapacitetet dhe duke pasur të gjitha mjetet e nevojshme teknike dhe kapacitetet e tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)