FSK do të jetë e gatshme në çdo rast për tu dalë në ndihmë qytetarëve
Prishtinë, 26 nëntor - Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u parapërgatitur për misionin e ardhshëm.
Ai ka thënë për Epokën e re se deri më tani FSK-ja ka shënuar arritje të mëdha dhe është në pritje të vendimit të Kuvendit për transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.
Rama ka treguar se FSK-ja do të jetë e gatshme në çdo rast për tu dalë në ndihmë qytetarëve.
Duke folur për 27 Nëntorin, Ditën e FSK-së, ai ka thënë se nesër (e premte) të gjithë kazermat në Kosovë do të jenë të hapura për qytetarët, kurse manifestimi kryesor i Ditës së FSK-së do të mbahet në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.