FSK dhe MFSK më të besueshmet për qytetarët e Kosovës
Prishtinë, 18 dhjetor - Sipas një ankete të bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) del se FSK-ja dhe Ministria e FSK-së, janë më të besueshmet për qytetarët e Kosovës.
Numri i dytë i vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës trajton në mënyrë analitike çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme dhe të Forcave të Sigurisë.
Sipas një sondazhi të realizuar nga KIPRED-i, me qytetarët e Kosovës në fillim të muajit nëntor 2015, vërehet se besimin më të lartë e gëzon Forca e Sigurisë së Kosovës, me vlerësimin mesatar prej 3.58., gjithashtu edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gëzon besimin e vlerësuar me 2.86. (vlerësimi është bërë nga 1 deri në 5).
Në këtë anketë janë përfshirë pjesëtarë të gjitha nacionaliteteve dhe minoriteteve nga të gjitha rajonet e Kosovës.