FSK dhe Kontingjenti ushtarak i Bondstillit dorëzuan donacion
Prishtinë, 27 tetor - Departamenti për Bashkëpunim CivilUshtarak (DBCU) i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) në bashkëpunim me Zyrën Mbështetëse Civile-Ushtarake të Ambasadës Amerikane, në Prishtinë, ka dorëzuar një donacion me medikamente dhe pajisje mjekësore, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në qytetin e Klinës.
Me këtë rast, dorëzimin e donacionit e bëri nënkolonel Afrim Veseli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me Agjencitë në kuadër të Departamentit për Bashkëpunim Civil Ushtarak të Ministrisë, i cili edhe shprehu kënaqësinë që bashkëpunimet e tilla sjellin fryte të cilat janë të mirëseardhura për qytetarët, sidomos kur është fjala për pajisje mjekësore si dhe medikamente.
Nënkolonel Veseli falënderoi Zyrën Civilo Ushtarake të Ambasadës Amerikane dhe Kontingjentin amerikan nga Bonstilli, të cilët ndanë këtë donacion për popullatën e Klinës dhe rrethinës, si dhe ndikuan që fondi me këto medikamente dhe pajisje mjekësore të jetë më i pasur, në mënyrë që shërbimet mjekësore të ofrohen më me lehtësi për qytetarët në nevojë.
Nga pala amerikane, donacionin e ka dorëzuar kolonel Vineent Valinoti, Komandant i Task Forcës Medicinale, në Kampin e Bonstillit, ndërsa e ka e ka pranuar Drejtori për shëndetësi dhe politika sociale Bedri Gashi dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Ali Ahmetgjekaj.
Vlenë të potencohet se Departamenti pë Marrëdhënie Civile Ushtarake i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Zyra Mbështetëse Civile-Ushtarake e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, fryt i së cilës është edhe donacioni për Komunën e Klinës.