FSK dhe KFOR rihapin urën në Mitrovicë
Prishtinë, 30 janar - Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe KFOR kanë bërë të ditur se sot do të organizojnë ceremoninë e rihapjes së urës në Mitrovicë, pas rindërtimit dhe renovimit nga FSK-ja dhe KFOR-i.
Ceremonia do të drejtohet nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuoci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtant Rrahman Rama.
Në këtë ceremoni marrin pjesë edhe Ministri i FSK-së, zotëri Rrustem Berisha.