02 Maj 2024

FSK dhe KFOR amerikan, demoluan një bombë 500 kilogramësh

Prishtinë, 31 mars - Deminerit e Kompanisë së FSK-së, së bashku me ata të KFOR-it Amerikan, sot, rreth orës 14.20 minuta, në Harilaq afër kodrës së Goleshit kanë demoluar-shkatërruar me sukses një bombë të përmasave të mëdha, mbi 500 kilogram.

Dje bombën e ka zbular Rrahman Sllamiku, puntor i kompanisë Eko-Kos, i cili ka qenë duke marrë material guri, për shtrimin e oborit të kësaj kompanie.

Deminerët e Kompanisë së FSK-së dhe ata të KFOR-it Amerikan, me të marrë mesazhin nga Ministria e FSK-së, (Qendra operative) për gjetjen e një bombe, nga një punëtor i Kompanisë Eko-Kos, në Harilaq, afër Kodrës së Goleshit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë marrë të gjitha masat përkatëse, për mos rrezikimin e jetës së qytetarëve, etj.

Ata kanë përkufizuar vendin dhe pasi kanë bërë pastrimin e vendit dhe bombës, kanë vërtetuar se bomba ka mbetur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, viti 1999.

Komandanti i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, major Fadil Sahiti, na tha, se:“kjo është bomba  më e madhe e gjetur deri më tani, është prodhim anglez, dhe ka këto dimensione; 1.40 metra e gjatë, 40 cm diametri dhe mbushja me mbi 113 kilogram eksploziv, ku pesha e përgjithshme e bombës, arrin në 500 kilogram”.

Sipas eksperteve të FSK-së dhe KFOR-it, amerikan, rrezikshmëria e kësaj bombe është shumë e madhe, dhe rrezja e veprimit është diku prej 2000 mijë metra. 

Dje, ekipet e deminimit të FSK-së dhe të KFOR-it Amerikan, kanë punuar vazhdimisht deri në orët e vona dhe pas analizave të përbashkëta, ata kanë marrë vendim për largimin e bombës në një vend të tjetër, për shkakt të rrezikshmërisë së saj, që mundet të ketë për banorët e kësaj ane, dhe drejtpërdrejt për objektin e Kompanisë Eko-Kos. 

Sipas eksëpertëve të kësaj lamie, thuhet se bomba është hedhur nga ajri dhe është e tipit gjysëm bind-shpues, që duhet të kuptohet, se është për goditjen e objekteve të bunkerizuara dhe efekti është; që pas depërtimit në brendësi të objektit, ajo shpërthen.

Sipas komandantit të Kompanisë së deminimit të FSK-së, major Fadil Sahitit, kjo është bomba më e madhe e zbuluar dhe e demoluar nga FSK-ja, kësaj here në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan. Ai thotë se, “këtu (Harilaq) e kemi gjetur dhe demoluar edhe një bombë, të të njejtit tip, por pesha e saj ka qenë diku 400 kiligram”.

Sot, vetëm pas angazhimit nga KFOR-i Amerikan të një automjeti të rëndë-e të blinduar, të sjellë nga KFOR-i Austriak dhe ai Zviceran, e kanë hequr bombën nga vendi i maparshëm dhe vendosjen e saj në një vend të thellë-(grop), dhe pasi parapratisht kanë masat e sigurisë haspsinore prej tre kilometra, nga policia e Kosovës, deminerët e kanë shkatëruar me sukses bombën.

Në fund komandanti i Kompanisë major Sahiti, na tregon, se si pasojë e minave dhe bombave të mbetura në Kosovë, kanë humbur jetën mbi 115 qytetarë; fëmijë, pleq, gra, etj, dhe kanë mbetur të lënduar, pa ndonjë gjymtyrë, me pasoja për tërë jetën, mbi 456 veta, më së shumti ka fëmijë.

Por, merrni me mend, se në rast të eksplodimit të kësaj bombe, pasojat do të ishin katastrofale, sepse është një bombë shumë e madhe dhe rrezikshmëria e saj do të ishte, për një rreth mbi 4 km. 

Ky është edhe një sukses i madh i deminerëve të FSK-së, të cilët gjatë kësaj pune, kanë hulumtuar mbi 900.000 metra katror dhe kanë gjetur dhe asgjësuar mbi 3000 mjete të pashpërthyera, si: mina, bomba, kasetë bomba, eksploziv, etj.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)