FSK certifikon rekrutë nga radhët e komuniteteve
Prishtinë, 23 gusht Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, do të organizohet ceremonia e certifikimit të rekrutëve, nga radhët e komuniteteve, të cilët kanë kryer Kursin Bazik, 9-javësh, gjenerata e parë, për vitin 2013.
Në ceremoni do të marrin pjesë; ministri Agim Çeku, zv. ministrat; Muhamet Latifi, Bejtush Gashi dhe Sllavisha Filipoviq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneral brigade Salvatore Karta, zëvendës komandant i KFOR-it dhe Shef i Divizionit Këshillues Ushtarako-Civil të NATO-s dhe Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s(MCAD/NLAT) për FSK-në, kryetarët e komunave me shumicë nga radhët e minoriteteve, ambasadorët e QUINT-it, zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-ve James Kott, stafi i lartë i FSK-së, KFOR-it, NAT-it, dhe familjarët e rekrutëve.
Me një fjalë tematike do të paraqiten; zv. ambasadorja e SHBA-ve, zonja Kelly Degnan, ministri Agim Çeku, zv. ministri Filipoviç dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati.