14 Maj 2024

FS ogranizoi konferencën rajonale “Transformimet ushtarake në rajon

Prishtinë, 7 qershor - Ministri i FSK-së Agim Çeku, mbajti; referatin për transformimet ushtarake dhe politikat e mbrojtjes në rajon.

Në organizim të Forumit për Siguri, (grup i organizatave joqeveritare) sot, në Prishtinë u mbajt konferenca rajonale për transformimet ushtarake në rajon, e ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendet e rajonit, si: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Fillimisht, hapjen e konferencës e  bëri Nazim Haliti, koordinator i Forumit për Siguri, ndërsa, me një fjalë rasti u paraqit Ahme Isufi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Darsei Canhasi, në emër të Forumit për Siguri, prezantoi  dokumentin diskutues lidhur me transformimet e FSK-së, etj.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, si panelist i parë, foli për transformimet ushtarake dhe politikat e mbrojtjes në përgjithësi, ndërsa, në veçanti për të arriturat e FSK-së dhe të ardhmen e saj.

Gjithashtu ministri Çeku, foli për blloqet gjatë kohës së luftës së ftohtë, pastaj luftërat ndëretnike në Jugosllavi, si dhe shpërbërja e saj.

Rënia e murit të Berlinit, soli fillimin e ndryshimeve të mëdha dhe fillimin e një epoke të re të demokracisë, etj, si fillimi i ndërtimit të ushtrive të reja, sipas konceptit dhe standardeve të NATO-s.

Ministri Çeku, foli edhe për transformimin e UÇK-së në TMK, si dhe ngritjen e saj, kryerjen e projekteve humanitare, ngritjen profesionale të të pjesëtarëve të TMK-së, shkollimin e tyre, krijimin e akademisë mbrojtëse, etj.

Ministri Çeku, foli për pavarësimin e shtetit, si dhe pakan e Ahtisarit, e cila na imponoi FSK-në. FSK-ja, është forcë e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, dhe në përgjithësi ka arrit t’i plotësojë të gjitha kapacitet operacionale, të cilat, tani presim vetëm konfirmimin e saj, nga ana e NATO-s, besoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, tani jemi në proces të rishikimit të sektorit të sigurisë.

"Këtu nuk do të kemi më transformim, por vetëm do t’i zgjerojmë detyrat, kapacitete dhe t’i shtohen të gjitha ato detyra që i mungojnë Kosovës."

"Jemi duke shqyrtuar se çfarë kapacitetesh i duhen Kosovës, jemi duke i identifikuar këto mangësi dhe këto vetëm do t’ia shtojmë FSK-së, por këtë mangësi nuk munden të ndërtohen për një ditë, por sipas prioriteteve dhe FSK-ja do të evulojë në një forcë çfarë i duhet Kosovës".

Konferenca i vazhdojë punimet në seancën e II, me temën për procesin e integrimit në NATO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)