Froh ritheksoi mbështetjen e NATO-s për Kosovën
Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim pune përfaqësuesin e lartë për Operacione në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Richard S.F. Froh.
Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rishikimin e sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Froh ritheksoi mbështetjen e NATO-s në kuadër të KFOR-it, për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovën, në ofrimin e sigurisë në të tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe përgëzoi Policinë e Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar në ofrimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor, për marrjen e përgjegjësive në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, etj.