03 Maj 2024

Frika nga hakmarrja aryse e migrimit të disa kosovarëve

Prishtinë, 30 janar - Çështja e migrimit të qytetarve të Kosovës pas lufte që po e bëjnë drejt shteteve të perendimit gjatë shumë tryezave e tubimeve për këtë problematikë që po mbahen është thënë se janë të natyrave të ndryshme.

Madje shumica e analistëve  në arësyetimin e migracionit të kosovarëve e thonë se e kanë bërë për shkaqe ekonomike apo se janë pjetsrë të komunitetit, RAE, boshjak apo edhe serb deh malazezë që e njejnë veten si të diskriminuar në baza etnike.

Bazuar në statistikat e Ministrisë së Puënve të Brendëshme dhe Punëve ët Jashtme janë me mijra shqiptarë të Kosovës që viteve të fundit kanë emigruar në Perendim. 

Mirëpo zyrtarët e Qendrës Kosovare për Migracion dhe Ndihmë Refugjatëve në Prishtinë që folën në kushte anonimiteti thonë se ka pasur edhe raste të tilla që migrimin disa nga kosovarët e kanë bërë për shkaqe të sigurisë dhe frikës nga pasojat e aplikimit të “Kanunit të Lekë Dukagjinit“ që për fat të keq edhe në shekullin e 21 në disa pjesë të Kosovës po vazhdon të jetë dominant edhe sot në Kosovë.

Sipas po këtij burimi mësohet se  \"një rasti i tillë është rasti i dy të rinjëve nga komuna e Podujevës,Besfort Blakqori dhe Mimoza Shaqiri të cilët pasi u dashuruan deshën që të fejohen në muajin shtatorë të vititë 2012.Por familja e Mimozës e ka njoftuar familjen e Besartit se është edhe një familje tjetër rivale nga po kjo komunë që po këmbëngulë që ta fejojë Mimozën për djalin e tyre.

Por nga frika se familja e saj po e fejon për djalin që nuk e donte pasiqë familja e djalit që po e rivalizonte Besfortin  kishte ofruar madje 50 mijë euro para për familjen e Mimozës,dy të rinjtë , Mimoza e Besforti  janë detyruar që fillimisht të fshiheshin në Kosovë e më pas edhe që të ikin jashtë vendit nga frika pasiqë familja e saj kishte fejuar Mimozën pa e pyetur fare.

Për pasojë Mimoza me Besfortin, djalin që e donte ishin larguar për disa kohë në një fshat të komunës së Podujevës dhe më pas me datën 03.09.2012 ata janë larguar nga Kosova diku në në një shtet në Evropën Perendimore  ku janë edhe tani të martuar dhe kanë një fëmijë.

Ndërkohë që familjarët e Mimozës dhe Besfortit në qytetin e Podujevës me familjen rivale që kishte paguar 50 mijë euro qëndrojnë në hasmëri dhe kanë frikë që të lëvizin lirshëm si pasojë e veprimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit që e përfshinë këtë fushë.

Ndërkohë që të kota kanë qenë përpjekjet e Këshillit të Pajtimit por edhe të Institucioneve të Policisë dhe Drejtësisë së Kosovës që ti pajtojnë këto dy familje pasiqë këtë pajtim nuk po e pranon familja e djalit që e ka kërkuar për nuse Mimoza Shaqirin dhe për të cilën ata kanë paguar 50 mijë euro para por të cilat para më vonë familja e Mimoza Shaqirit ia kishte kthyer famijes së djalit që pagoi paratë.

Ndonëse me mallë të familjeve të tyre dy të rinjtë Mimoza dhe Besforti e pranojnë se do të ishin kthyer me dëshirë për të jetuar në Kosovë por rasti i tyre tragjik nuk po ua lejon këtë komoditet sepse ata kanë frikë që ta bëjnë këtë kthim në atdhe pasi si thonë ata po i frikohen më të keqes, vrasjes dhe ekzekutimit të tyre që mund ta bëjnë familjarët e dëshpruar nga familja rivale  e djalit që e deshi Mimozën.

Deri atëhere dy të rinjtë kosovarë nëpërmes adresës së tyre elektronike tregojnë për mediat kosovare se do të vazhdojnë të qëndrojnë në ndonjërin nga vendet evropiane.

Por nga frika Mimoza dhe Besforti nuk e tregojnë adresën dhe shtetin e qytetin se ku po jetojnë. Ata thonë se do të jetë kësisoi derisa të dy familjet të pajtohen kurse atyre nuk u mbetet tjetër veqse deri atëhere të jetojnë në Perendim ndonëse mezi e presin kohën se kur do të mund të lëvizin lirshëm dhe të kthehen në Kosovë.

Por qështja se edhe sa vite do të vazhdojë kjo hasmëri në mes të këtyre dy familjeve mbetet mister kurse dy të rinjët, Mimoza dhe Besforti nuk kanë alternativë tjetër veqse të jetojnë sa më larg Kosovës të paktën nëse duan ta që ta shpëtojnë kohën dhe me shpresën se një ditë këto dy familje do të pajohen\", kanë njoftuar zyrtarët e Qendrës Kosovare për Migracion dhe Ndihmë Refugjatëve në Prishtinë që folën në kushte anonimiteti .

Nuk u sigurohet strehimi të riatdhesuarve

Për hallet e refugjatëve ksovarë që kthehen në atdhe kanë njoftuar ditë më parë edhe disa nga mediat kosovare që patën raportuar asokohe se ishte kthyer nga Italia në vitin 99, duke lënë familjen pas për t’iu bashkangjitur luftës.

E pas përfundimit të luftës, Xhevdet Jashari, deri më 2008-ën, ishte pjesë e Policisë së Kosovës, për t’u larguar më pas drejt Italisë, e për të përfunduar në Belgjikë, në kërkim të kushteve më të mira, raportojnë mediat kosovare.

Si mësohet nga mediat kosvare , pas 5 vjet qëndrimi në kurbet, ishte rikthyer, ndërsa tani ka mbetur i pazgjidhur një problem që e kishte edhe më herët: strehimi.

Ai thotë se me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, nuk i ishin bërë të ditura të drejtat që i takojnë si i rikthyer, të parapara me Rregulloren për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar.

Por, sipas Ministrisë së Brendshme, atij iu janë bërë të ditura të gjitha informatat e nevojshme dhe se deri tani ka përfituar pako të ndryshme ndihmash.

Një prej arsyeve që atij fillimisht iu është refuzuar kërkesa për t’i siguruar strehim, ishte se Jashari kishte dhënë adresën e shtëpisë së babait të tij si vendbanim.

AAK-së,tryeza me temën: \"Migrimi ilegal dhe shpresa për qëndresë në Kosovë\"

Ndryshe një tryezë të tillë për refugjatë e ka organizuar ditë më parë edhe Departamenti për Diasporën, në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që mbajti tryeza në temën : \"Migrimi ilegal dhe shpresa për qëndresë në Kosovë\".

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj, tha se \" është interes i Kosovës, që problematika e migrimit ilegal të trajtohet seriozisht dhe të gjendet zgjidhja e saj. Kosova duhet të marrë përgjëgjësitë e saja”.

Ndryshe kryetari  Haradinaj., shtoi se  “ në Kosovë, jemi vonuar për t’i dhënë vendit një qeverisje më të mire. Mungesa e qeverisjes kualitative dhe serioze është një nga faktorët e migrimit ilegal. Kjo është vetëm një argument, por ka edhe shumë tjera”, tha z.Haradinaj.

“Kosova, duhet t’u jap përgjigjje problemeve të përditshme të qytetarit të Kosovës”, shtoi ai.Kryetari Haradinaj, gjithashtu ka theksuar se diaspora jonë në botë, është një aset i çmuar, jo vetëm për ne, por edhe për vendet ku ata jetojnë. Ne jemi të interesuar që atyre të ju krijojmë kushte për investime dhe zhvillim.

Kryesuesi i Departamentit për Diasporën në Kuadër të AAK-së, Jahja Lluka, në fjalën e tij e tha se: \"Migrimi ilegal është një dukuri, e cila po i sjellë shumë të këqija Kosovës, duke e stagnuar zhvillimin dhe prosperitetin në vend. Migrimi po vjen si rezultat i problemeve të mëdha ekonomike e sociale. Ne po shterrojmë kapitalin tonë njerëzor: energjinë dhe forcën, që i sjellin të rinjtë një vendi. Imigrimi ilegal i qytetarëve tonë pengon edhe integrimet si dhe është pengesë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Në debat me fjalët e tyre kontribuan edhe zv.Ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Lise Motomalaya, Sekretari i parë i Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, Imre Vekas-Kovacs, akademik Pajazit Nushi, prof.dr. Muhamet Mala si dhe mysafirë të tjerë nga shoqëria civile e akademike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)