Francë, vidhën bizhuteri me vlerë më shumë se 1 milion dollar
Kanë, 18 maj - Të enjten disa keqbërës të paidentifikuar vodhën në qytetin francez të Kanës bizhuteri me kosto, sipas vlerësimeve paraprake, rreth 1 milion dollarë.
Grabitjes iu nënshtrua një dhomë hoteli ku jetonte një bashkëpunëtor i argjendarisë prestigjioze zvicerane Chopard.
Bizhuteritë ishin parashikuar për tju dhënë me qira yjeve të kinematografisë botërore, të cilët kanë mbërritur këto ditë në Cote d\'Azur për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.