28 Dhjetor 2024

Francë, identifikohet vrasësi, Sarkozi kërkoi të kapet i gjallë

Paris, 21 mars - Mouhamed Merah është i dyshuari i vrasjes së 4 personave në një shkollë hebraike në Tuluz të Francës si dhe 3 ushtarëve francezë 1 javë më parë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve AFP e cila thekson se 24-vjeçari francez me origjinë algjeriane jetonte 3 km larg shkollës ku ndodhën vrasjet.

Televizioni “France 24” ka theksuar se autori I dyshuar I vrasjeve në Tuluz ka telefonuar në redaksi dhe ka pranuar krimin.

Ai ka pranuar se është pjesë e Al Kaedës dhe ky është vetëm fillimi. Gjithashtu “France 24” thekson se vrasësi ka deklaruar se ka filmuar çdo veprim të tij.

Ndërkohë teksa policia franceze ka rrethuar të dyshuarin e vrasjeve në Tuluz, presidenti Nikolas Sarkozi ka kërkuar që ai të kapet i gjallë. Tre oficerë policie janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në shtëpinë e rrethuar ndërsa vëllai i të dyshuarit për vrasje është arrestuar.

Ministri i brendshëm Claude Gueant theksoi se i dyshuari, që raportohet se është 24 vjeçar, ka pretenduar se ka lidhje me Al-Kaidën, dhe se ai ka dashur të hakmerret për fëmijët palestinezë dhe, po ashtu ka dëshiruar te ndëshkoj ushtrinë e Francës për shkak të nderhyrjeve të jashtme.

Ndërkohë në Izrael po zhvillohen edhe ceremonitë mortore e 4 personave të vrarë në shkollën hebraike në Tuluz të Francës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)