17 Maj 2024

Franca përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën

Paris, 19 nëntor - Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Francës, ministri i Punëve të Brendshme,  Bajram Rexhepi është pritur nga ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls.
 
Ne këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme dhe sundimit të ligjit.
 
Ministri Rexhepi e informoi ministrin Valls për progresin e Kosovës në konsolidimin e kornizës legjislative dhe të mekanizmave për luftimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar, përfshirë kontrabandimin me emigrantë.

Ndërsa ministri Valls ritheksoi se shteti francez ka përkrahur Kosovën përgjatë tërë rrugëtimit shtet-formues dhe vazhdon të përkrahet në rrugën e saj evropiane, si dhe do vazhdojë ta ndihmoj edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Të dy ministrat u pajtuan që Kosova dhe Franca të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimi policor, që do të shërbejë si kornizë për bashkëpunimin ekzistues operacional dhe do të përqendrohet në bashkëpunimin dypalësh në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe krimit të organizuar, ofrimin e trajnimeve për Policinë e Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)