Franca mbeshtet Forcën e Sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku e priti sot, në një takim njohje, ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj. Marsye Daviet.
Me këtë rast, ministri Çeku i ka uruar detyrën e re ambasadores Daviet dhe njëherit e ka falënderuar Francën, për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset e deritashme në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe të FSK-së.
Ambasadorja Daviet, shprehu dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në ardhmen me Forcën e Sigurisë së Kosovës.