24 Dhjetor 2024

Franca jep donacion për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 22 korrik - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e pranimit të një donacioni nga Ambasada e Republikës së Francës, në të cilin përfshihen automjet i blinduar dhe pajisje për detektimin e falsifikimeve.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Fraçois Fitou, zyrtarë të lartë të MPB-së, zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe nga Ambasada franceze.

Ministri Bajram Rexhepi falënderoi qeverinë e Republikës së Francës dhe popullin francez për kontributin dhe ndihmën e dhënë për Republikën e Kosovës.

“Falënderoj qeverinë dhe popullin francez për kontributin dhe ndihmën e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për Kosovën. Ky donacion, autoblindë e blinduar, që do të jetë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe pajisje tjera që bëjnë detektimin e parave të falsifikuara, janë një kontribut i mirë në rritjen e efikasitetitit të MPB-së dhe PK-së në luftën kundër krimit”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ambasadori Jean Fraçois Fitou, tha se shpreson se me këtë donacion do të mundësohet luftimi më i ashpër kundër migracionit ilegal dhe falsifikimit të parave.

“Franca dhe Evropa kanë marrë masa shumë të rrepta ndaj luftës kundër falsifikimit dhe migracionit ilegal. Ky pozicion i ashpër i marrë nga shteti ynë është për shkak se shteti jonë ballafaqohet me probleme të mëdha të falsifikimeve dhe imigracionit. Ne ju ndihmojmë me këtë donacion ku mund të bëni një ekspertizë të vazhdueshme në luftën kundër këtyre dukurive negative”, tha ambasadori Fitou.

Këto pajisje dhe automjeti i blinduar iu dhuruan Policisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)