Franca i shet ushtrisë egjiptiane kater anije luftarake
Paris, 20 korrik - Franca në bazë të një marrëveshje ushtarake me Egjiptin e cila konsiderohet marrëveshja më e madhe në 20 vitet e fundit mes dy vendeve, i shet Egjiptit kater anije luftarake.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se ky lajmë është konfirmuar nga ministri i jashtëm francez i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Egjipt. Ai pas takimit me presidentit egjiptian, deklaroi se gjatë takimit m Al-Sisi kemi diskutuar rreth çështjeve ekonomike dhe rreth zbatimit të disa marrëveshjeve që janë nënshkruar mes dy vendeve.
Sipas këtij burimi, kompania franceze D.C.N.S. ka nënshkruar kontratën me forcat detare të Egjiptit për shitjen e katër anijeve luftarake. Sipas këtij burimi kjo kontratë kap shifrën rreth 1 miliardë euro.