Franca do të mbështes trajnimin e Policisë së Kosovës
Prishtinë 15 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim, Florence Mangin, drejtoreshë për Evropën kontinentale, qëmbulon Rusinë dhe Ballkanin perëndimor në Ministrinë e Punëve tëJashtme të Republikës së Francës.
Në këtë takim ministri Hyseni falënderoi Mangin për vizitën dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Republika e Francës për të gjitha proceset që ka kaluar Republika e Kosovës.
Republika e Francës është ndër vendet mike, nëpërkrahjen e proceseve të rëndësishme që ka pasur Kosova dhe ne presim që tashmë kjo mbështetje të vazhdojnëedhe në procesin e liberalizmit të vizave dhe anëtarësiminePolicisë së Kosovës në INTERPOL,-theksoi ministri Hyseni
Ndërsa, Florence Mangin, tha se Republika e Kosovës ka një polici shumë profesionale, e cila ka arritur rezultate jashtëzakonisht të mira në luftënkundër grupeve të ndryshme që janë përfshirë në terrorizimin e dhunshëm dhe krim të organizuar.
Republika e Francës do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në ofrimin e trajnimeve për profesionalizmin e më tejmë të Policisë së Kosovës. Po ashtu ne do të ju përkrahim në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procesin e anëtarësimittë Policisë së Kosovës në INTERPOL, tha znj.Mangin.