Franca dhe Gjermania përkujtojnë armëpushimin e Luftës së Parë Botërore
Prishtinë, 11 nëntor - Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.
Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot në Prishtinë.
Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City.
Sikurse vitin e kaluar, ceremonia do të jetë një mundësi për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, e cila përbën një simbolikë të fuqishme për pajtimin në Ballkan, si dhe të përçojë dëshminë për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte