12 Janar 2025

Franca dëbon familjen Dibrani

Mitrovicë, 16 korrik - Franca ka dëbuar njëherë e përgjithmonë familjen Dibrani nga shteti i saj.

Autoritetet franceze kanë përsëritur se familja rome nga Mitrovica nuk mund më të kthehet në Francë, pasi nuk është e mirëseardhur.

“Qeveria nuk do të flasë fare për situatën e kësaj familje, e cila është dëbuar në mënyrë legale dhe e cila duhet ta dijë se nuk është e mirëseardhur në Francë”, ka deklaruar në parlament, sekretari shtetëror i Francës për marrëdhënie me parlamentin, Jean-Mari Le Gan.

Më 9 tetor 2013, një prej familjarëve të familjes Dibrani është arrestuar nga policia, me ç\'rast shteti francez ka kërkuar largim të menjëhershëm të familjes rome.

Familja Dibrani kishte shkuar në Francë përmes zilkërkimit, por është kthyer pas.

Tanimë ata janë pajisur me pashaporta kroate, me shpresë se do të kthehen të jetojnë sërish në Kroaci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)