03 Maj 2024

Forumi Mysliman hetohet për nxitje të urrejtjes

Prishtinë, 24 janar - Të rinjtë e Forumit Mysliman në Kosovë pritet të përballen me drejtësinë. Kundër tyre janë duke u kryer hetime për vepër penale të dënueshme deri në tetë vjet.

Policia ka marrë autorizime për kryerje të hetimeve për shkak të një komunikate që ka lëshuar Forumi i të Rinjve Myslimanë pas rrëzimit të shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë, njofton “Koha Ditore”.

Në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e FRM-së, Nëna Terezë është quajtur putë dhe maqedonase. Videot e sigurisë nuk dëshmojnë nëse shtatorja e nobelistes është rrëzuar nga dora e njeriut, por raporti përfundimtar pritet të dalë shpejt.

 “FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite procesin e dhunshëm dhe antiligjor të katolicizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky forum që është pjesë e Lëvizës Islamike Bashkohu, drejtuar nga Fuad Ramiqi.  


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)