18 Janar 2025

Formohet grup punues për shqyrtimin e rekomandimeve për mbështetje buxhetore

Prishtinë, 14 qershor – Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, gjatë miratimi të rendit të ditës, komisioni vendosi që pikën 3   ta heqë  nga  rendi i ditës, që ka të bëjë me shqyrtimin  e Raportit Vjetor të Punës  së Komisionit Qendror Zgjedhor për Vitin 2015, në mungesë të kryetares së këtij institucioni.

Po ashtu komisioni  vendosi që të formohet grupi punues për  shqyrtimin e rekomandimeve për mbështetje buxhetore të këtyre  institucioneve : të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit, Gjyqësor të Kosovës, Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike  Falas të cilat bien në fushëveprimin e Komisionit për Legjislacion.

Më tej Komisioni rekomandoi procedimin për Kuvend lidhur me propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit  për emërimin e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Në pikën të ndryshme, Komisioni u njoftua me shkresën e dërguar nga  ‘OJQ’ Komiteti i Grave të Verbra  dhe vendosi të ketë një takim me to.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)