17 Janar 2025

Formimi i Forcave të Armatosura i varur nga konsensusi politik

Prishtinë,  9 mars - Sot para Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali Rrahman Rama ka thënë së Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës mbetet i ndërlidhur me vendimet politike. 

“Kemi punuar gati tri vjet me ekipet profesionale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë proces të planifikimit dhe kurdo që të vjen ajo dita “D” ne jemi të gatshëm”, ka thënë Rama në lidhje me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Qeveria e Kosovës i ka proceduar kuvendit Ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, mirëpo ky ligj, sipas paralajmërimeve të deputetëve pritet t’i kthehet sërish qeverisë.

Për ndryshimet kushtetuese në lidhje me këtë transformim, kuvendit do t’i nevojiten dy të tretat e votave, përfshi edhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave, çka nënkupton arritjen e një konsensusi paraprak politik me subjektet nga radhët e komuniteteve pakicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)