22 Dhjetor 2024

Forcohet Bashkëpunimi Rajonal në Fushën e Sigurisë së Kufijëve

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Punëve të Brendshme z.Zenun Pajaziti po merr pjesë në Konferencën Ministrore mbi Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë së Kufijëve në Europën Juglindore.

 

Konferenca po zhvillon punimet në Tiranë nën Kryesimin e Presidencës Spanjolle të Bashkimit Europian. Punimet e kësaj Konference i përshëndeti me një fjalë rasti Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha.
 
Në këtë Konferencë po marrin pjesë Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve të Europës Juglindore, përfaqësues të Bashkimit Europian, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si OSBE, DCAF, FRONTEX, IOM, ICMPD etj.
 
Ministri Pajaziti në fjalën e tij para të pranishmëve prezentoi për progresin e arritur në kontrollin dhe menaxhimin e kufijëve shtetëror, duke shprehur njëherazi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë partner me vendet tjera të rajonit në drejtim të kontrollit efikas të kufijëve shtetëror si një ndër parakushtet kryesore për procesin e përafrimit dhe anëtarsimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian.
 
Në fund të Konferencës u miratua edhe Deklarata Ministrore që riafirmon përkushtimin e vendeve të rajonit për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë së kufijëve në Europën Juglindore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)