17 Janar 2025

Forcimi i bashkëpunimit Kosovë-Turqi mbyll korridorin për luftëtarët e huaj

Prishtinë, 29 shkurt - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Institutin “SETA” dhe “DC Center”  nga Turqia, ju fton të merrni pjesë në konferencen me temën “Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj: Forcimi i bashkëpunimit Kosovë-Turqi” e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Në këtë panel do të diskutohet rreth sfidave të Kosovës dhe Turqisë nga
luftëtarët e huaj, mbyllja e shtigjeve dhe korridoreve për luftëtarët e
huaj, si dhe hapat e ndërmarur në lidhje me pengimin e aktiviteteve të
lëvizjeve radikale dhe ekstremiste në Kosovë dhe Turqi.

Poashtu pjesë e diskutimit do të jenë edhe gjetja e praktikave dhe mënyrave më të mira të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë dhe Turqi.

Temat të cilat do të diskutohen janë: Sfidat e Kosovës dhe  e Turqisë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm; Qeverisja e keqe, dhe shteti i brishtë, dhe si ambient i përshtatshëm për përhapjen e ideologjive ekstremiste; perspektiva gjinore në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie ne terrorizëm; si dhe pasqyrimi i islamit tradicional si mundësi për  luftimin e lëvizjeve radikaliste në Ballkan dhe Turqi, si dhe mbrojtjen e të rinjve nga lëvizjet radikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)