Forcat rezervë të NATOs të gatshme për intervenim
Prishtinë, 5 qershor - Nga 31 maji deri më 5 Qershor 2010, KFOR-i ndërmorri një ushtrim operacional me përfaqësuesit e Forcave Operacional Rezervë të NATOs për Kosovë nga Gjermania, Austria dhe Çekia për tu ofruar atyre të gjitha informacionet relevante para zbarkimit të tyre të mundshëm në rajonin e përgjegjesisë së KFOR-it në rast nevoje.
Në fakt, si shtesë e forcave taktike rezervë të cilat janë të gatshme të reagojnë shumë shpejtë cdokohë dhe cdokund në Kosovë, KFOR-i mund të përforcohet nga forcat nga Evropa për një kohë të shkurtë poashtu.
Elementet e para të rezervave operacionale të NATOs mund të zbarkojnë mbrenda disa ditësh në Kosovë.
Këto trupa janë shumëkombëshe, forca mobile profesionale me aftësi të shumëllojshme ushtarake të afta të mirren me çfardo të papriture ushtarake.
Ky ushtrim është një hap për të mbajtur Forcat Rezeve të NATOs të afta të zbarkojnë shpejtë për të mbajtë siguri dhe stabilitet për qytetarët në Kosovë.
Gjithashtu ky trajnim i ushtrimeve operacionale është planifikuar më përpara dhë nuk ka asnje lidhshmëri me çfardo ngjarje apo zhvillime aktuale.